-
2 Kronikave 11:1-4Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
11 Sapo mbërriti në Jerusalem, Rehoboami mblodhi menjëherë shtëpinë e Judës dhe Beniaminin,+ 180.000 luftëtarë të stërvitur,* që të luftonin kundër Izraelit, me qëllim që t’ia kthenin mbretërinë Rehoboamit.+ 2 Atëherë fjala e Jehovait iu drejtua Shemajahut,+ njeriut të Perëndisë së vërtetë: 3 «Thuaji Rehoboamit, birit të Solomonit, mbretit të Judës, gjithë izraelitëve në Judë dhe Beniaminit: 4 “Kështu thotë Jehovai: ‘Mos dilni të luftoni kundër vëllezërve tuaj. Secili të kthehet në shtëpinë e vet, sepse unë bëra që të ndodhë kjo gjë.’”»+ Kështu, ata iu bindën fjalës së Jehovait dhe u kthyen e nuk shkuan kundër Jeroboamit.
-
-
2 Kronikave 25:5Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
5 Amaziahu mblodhi banorët e Judës dhe i grupoi sipas shtëpive atërore, sipas krerëve të mijësheve dhe sipas krerëve të qindësheve. Ai veproi kështu me gjithë Judën e Beniaminin.+ Regjistroi ata nga mosha 20 vjeç e lart+ dhe pa se ishin 300.000 luftëtarë të stërvitur* për të shërbyer në ushtri, të aftë për të përdorur heshtën dhe mburojën e madhe.
-