BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 2 Mbretërve 9:14
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 14 Atëherë Jehu,+ biri i Jehozafatit, nipi i Nimshit, komplotoi kundër Jehoramit.

      Jehorami dhe gjithë ushtria e Izraelit ishin në Ramot-Galad+ duke mbrojtur Izraelin nga sulmet e Hazaelit,+ mbretit të Sirisë.

  • 2 Mbretërve 9:24
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 24 Jehu mori harkun dhe e qëlloi Jehoramin mes shpatullave. Shigjeta i doli nga zemra dhe ai u rrëzua në karrocën e tij të luftës.

  • 2 Mbretërve 10:6, 7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 6 Atëherë ai u shkroi një letër të dytë, ku thoshte: «Nëse jeni me mua dhe jeni gati të më bindeni, nesër, në këtë kohë, ejani tek unë në Jezrel dhe më sillni kokat e djemve të zotërisë tuaj.»

      Tani, 70 djemtë e mbretit ishin me njerëzit e shquar të qytetit, të cilët i rritnin. 7 Me të ardhur letra, këta i morën djemtë e mbretit dhe i therën të 70 djemtë,+ pastaj i futën kokat e tyre nëpër shporta dhe ia dërguan Jehut në Jezrel.

  • 2 Mbretërve 10:23
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 23 Pastaj Jehu dhe Jehonadabi,+ biri i Rekabit, hynë në tempullin e Baalit. Ai u tha adhuruesve të Baalit: «Kërkoni me kujdes dhe sigurohuni që këtu të mos ketë asnjë adhurues të Jehovait, por vetëm të Baalit.»

  • 2 Mbretërve 10:25
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 25 Sapo mbaroi së paraqituri blatimin e djegur, Jehu u tha rojave* dhe adjutantëve:* «Hyni dhe vritini! Mos lini të ikë as edhe një.»+ Kështu rojat e adjutantët i vranë me shpatë dhe i flakën jashtë; vepruan në këtë mënyrë deri te shenjtërorja e brendshme* e tempullit të Baalit.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo