-
2 Mbretërve 24:12, 13Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
12 Jehojakini, mbreti i Judës, iu dorëzua mbretit të Babilonisë+ bashkë me nënën e tij, me shërbëtorët, me princat dhe me zyrtarët e oborrit.+ Mbreti i Babilonisë e mori rob atë në vitin e tetë të mbretërimit të tij.+ 13 Pastaj ai mori gjithë thesarin e shtëpisë së Jehovait dhe thesarin e shtëpisë së mbretit,*+ si edhe bëri copë-copë tërë pajisjet prej ari të tempullit të Jehovait që kishte bërë Solomoni, mbreti i Izraelit.+ Kjo ndodhi ashtu si kishte parathënë Jehovai.
-
-
Jeremia 27:21, 22Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
21 kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit, për pajisjet që kanë mbetur në shtëpinë e Jehovait, në shtëpinë e mbretit të Judës e në Jerusalem: 22 ‘Ato do t’i çojnë në Babiloni,+ dhe atje do të mbeten deri ditën që unë do t’i kujtoj,—thotë Jehovai.—Atëherë do t’i sjell dhe do t’i vendos prapë në këtë vend.’”»+
-