-
Marku 8:6-8Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
6 Kështu ai i tha turmës të shtrohej përtokë, mori shtatë bukët, falënderoi Perëndinë, i theu dhe nisi t’ua jepte dishepujve që t’ia shpërndanin turmës.+ 7 Kishin edhe ca peshq të vegjël dhe, pasi falënderoi Perëndinë,* Jezui u tha t’i shpërndanin edhe këta. 8 Kështu ata hëngrën e u ngopën, dhe mblodhën copat që kishin tepruar: shtatë shporta të mëdha të mbushura plot.+
-
-
Gjoni 2:7-9Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
7 Jezui u tha: «Mbushini qypat me ujë.» Dhe ata i mbushën deri në buzë. 8 Pastaj u tha: «Tani merrni ca dhe çojani të parit të gostisë.» Kështu ata ia çuan. 9 Kur provoi ujin që tani ishte kthyer në verë, i pari i gostisë thirri dhëndrin. Ngaqë nuk e dinte nga vinte vera (ndryshe nga shërbëtorët që e kishin marrë ujin),
-