-
1 Mbretërve 1:38-40Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
38 Atëherë prifti Sadok, profeti Natan, Benajahu,+ djali i Jehojadës, keretitët e peletitët+ zbritën, e hipën Solomonin në mushkën e mbretit David+ dhe e çuan në Gihon.+ 39 Prifti Sadok mori nga tenda+ bririn e vajit+ dhe mirosi Solomonin.+ Ata filluan t’i binin bririt, dhe i gjithë populli nisi të brohoriste: «Rroftë mbreti Solomon!» 40 Pastaj gjithë populli e ndoqi dhe u ngjit, duke u rënë fyejve dhe duke gëzuar me të madhe, aq sa toka po dridhej* nga zhurma që bënin.+
-