BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Eksodi 12:48
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 48 Në rast se një i huaj që banon me ju, dëshiron ta kremtojë Festën e Kalimit të Jehovait, çdo mashkull i shtëpisë së tij të rrethpritet. Vetëm atëherë mund të vijë ta kremtojë dhe do të konsiderohet si një vendës. Por asnjë i parrethprerë nuk mund të hajë.+

  • Rutha 1:16
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 16 Por Rutha i tha: «Mos m’u lut që të të braktis, të kthehem pas dhe të mos vij me ty, sepse ku të shkosh ti, do të shkoj edhe unë e ku ta kalosh natën ti, do ta kaloj natën edhe unë. Populli yt do të jetë populli im dhe Perëndia yt, Perëndia im.+

  • 2 Mbretërve 5:15
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 15 Pastaj bashkë me gjithë njerëzit* e tij u kthye te njeriu i Perëndisë së vërtetë,+ qëndroi para tij dhe i tha: «Tani e di fare mirë se nuk ka Perëndi askund në tokë, përveçse në Izrael.+ Prandaj prano, të lutem, një dhuratë* nga shërbëtori yt.»

  • Isaia 56:6, 7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    •  6 Edhe të huajt që bashkohen me Jehovain për t’i shërbyer,

      për ta dashur emrin e Jehovait+

      dhe për t’u bërë shërbëtorë të tij,

      të gjithë ata që mbajnë Sabatin pa e përdhosur

      dhe që respektojnë besëlidhjen time,

       7 do t’i çoj në malin tim të shenjtë+

      dhe do t’u fal gëzim brenda shtëpisë sime të lutjes.

      Blatimet e plota të djegura dhe flijimet e tyre do të pranohen në altarin tim,

      sepse shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjesh për të gjithë popujt.»+

  • Veprat 8:27
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 27 Ai u ngrit menjëherë dhe shkoi. Atje pa një eunuk* etiopas, një njeri me autoritet në shërbim të kandakes, mbretëreshës së etiopasve, e cila e kishte emëruar mbi gjithë thesarin e saj. Ai kishte shkuar në Jerusalem për të adhuruar Perëndinë+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo