-
Ligji i përtërirë 30:1-3Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
30 Kur t’ju ndodhin të gjitha këto fjalë, bekimet e mallkimet që ju kam vënë përpara,+ dhe t’i sillni ndër mend*+ kur të jeni në tërë kombet ku do t’ju ketë shpërndarë Jehovai, Perëndia juaj,+ 2 dhe të ktheheni te Jehovai, Perëndia juaj,+ bashkë me bijtë tuaj, e ta dëgjoni zërin e tij me gjithë zemër e me gjithë shpirt,* në gjithçka që po ju urdhëroj sot,+ 3 atëherë Jehovai, Perëndia juaj, do t’i kthejë prapë robërit që u morën nga ju,+ do t’ju tregojë mëshirë+ e do t’ju mbledhë sërish nga të gjithë popujt ku Jehovai, Perëndia juaj, do t’ju ketë shpërndarë.+
-
-
Danieli 9:2, 3Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
2 vitin e parë të mbretërimit të tij, unë, Danieli, dallova me anë të librave* se, sipas fjalës së Jehovait që iu drejtua profetit Jeremia, numri i viteve që Jerusalemi+ do të mbetej i shkretuar, ishte 70 vjet.+ 3 Prandaj iu drejtova* Jehovait, Perëndisë së vërtetë, dhe iu përgjërova në lutje, bashkë me agjërime,+ i mbuluar me copë thesi* e me hi.
-