-
1 Kronikave 23:27-30Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
27 Sipas udhëzimeve të fundit të Davidit, u numëruan levitët nga mosha 20 vjeç e lart. 28 Funksioni i tyre ishte të ndihmonin bijtë e Aronit+ për shërbimin në shtëpinë e Jehovait, të ishin përgjegjës për oborret,+ për dhomat e ngrënies, për pastrimin e çdo gjëje të shenjtë, si dhe për çdo punë tjetër në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë. 29 Ata ndihmonin me bukët e vëna stivë,*+ me miellin e bluar imët për blatimin në drithë, me galetat* pa maja,+ me kuleçtë e tiganit të cekët, me brumin e përzier+ dhe me gjithë mjetet që matnin të gjitha peshat e sasinë. 30 Duhej të paraqiteshin mëngjes për mëngjes+ e po kështu edhe në mbrëmje, që të falënderonin dhe të lëvdonin Jehovain.+
-