35 Shkretëtira dhe vendet e thata do të ngazëllojnë.+
Rrafshina e shkretë do të gëzojë dhe do të lulëzojë si shafrani.+
2 Me siguri do të lulëzojë,+
do të ngazëllojë dhe do të lëshojë britma gëzimi.
Do t’i jepet lavdia e Libanit,+
shkëlqimi i Karmelit+ dhe i Sharonit.+
Ata do të shohin lavdinë e Jehovait, shkëlqimin e Perëndisë tonë.