-
Numrat 14:2-4Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
2 Të gjithë izraelitët nisën të murmuritnin kundër Moisiut dhe Aronit,+ dhe gjithë asambleja thoshte: «Ah, sikur të kishim vdekur në Egjipt ose në këtë shkretëtirë! 3 Pse po na çon Jehovai në këtë vend, që të biem të vdekur nga shpata?!+ Gratë dhe fëmijët tanë do të merren si plaçkë lufte.+ A s’është më mirë të kthehemi në Egjipt?»+ 4 Ata madje i thoshin njëri-tjetrit: «Të caktojmë dikë në krye e të kthehemi në Egjipt!»+
-
-
1 Korintasve 10:8-10Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
8 As të mos kryejmë imoralitet seksual,* sikurse kryen imoralitet* disa nga ata, vetëm për të rënë të vdekur 23.000 veta në një ditë.+ 9 As të mos e vëmë në provë Jehovain,*+ sikurse e vunë në provë disa nga ata, vetëm për të marrë fund nga gjarpërinjtë.+ 10 As të mos murmuritim, siç murmuritën disa nga ata,+ vetëm për të marrë fund nga dora e shkatërruesit.*+
-