-
Veprat 13:34-37Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
34 Faktin që e ringjalli Jezuin nga të vdekurit e i dha një trup të pashkatërrueshëm, Perëndia e kishte konfirmuar me këto fjalë: ‘Do t’ju tregoj po atë dashuri besnike që i premtova Davidit, dhe ky premtim është i besueshëm.’+ 35 Gjithashtu, në një psalm tjetër ai thotë: ‘Ti nuk do të lejosh që besniku yt të kalbet.’*+ 36 Por, pasi i shërbeu Perëndisë* gjatë gjithë jetës, Davidi ra në gjumin e vdekjes, u preh me paraardhësit e tij dhe trupi iu kalb.*+ 37 Kurse trupi i atij që e ngriti Perëndia, nuk u kalb.*+
-