-
Ezekieli 1:27, 28Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
27 Nga ajo që dukej si pjesa e trupit nga mesi e lart, pashë diçka rrëzëlluese si metal i shndritshëm+ që shkëlqente si flakët e zjarrit, dhe nga mesi e poshtë pashë diçka që ngjante si zjarr.+ Atë e rrethonte një shkëlqim 28 si ai i ylberit+ kur del në re në një ditë shiu. Kështu dukej drita që shkëlqente rreth e qark tij. Ajo ngjante si lavdia e Jehovait.+ Kur e pashë këtë, u përkula me fytyrë përtokë dhe fillova të dëgjoja zërin e dikujt që fliste.
-