BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ligji i përtërirë 15:7, 8
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 7 Nëse ndonjë nga vëllezërit e tu varfërohet, në një nga qytetet e tua, në tokën që po të jep Jehovai, Perëndia yt, mos ji zemërgur a dorështrënguar me vëllanë tënd të varfër.+ 8 Por ji dorëhapur e bujar dhe jepi patjetër borxh*+ atë që i nevojitet ose që i mungon.

  • Psalmi 41:1
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 41 Lum ai që mendon* për të varfrin;+

      në ditë të keqe Jehovai do ta shpëtojë.

  • Proverbat 19:17
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 17 Kush i bën mirë të përvuajturit, i jep hua Jehovait,+

      dhe Ai do t’ia shpërblejë të mirën.+

  • Luka 6:34, 35
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 34 Gjithashtu, ç’meritë keni nëse u jepni borxh* vetëm atyre që prisni t’jua kthejnë prapë?+ Edhe mëkatarët u japin borxh mëkatarëve, që t’u kthejnë po aq. 35 Përkundrazi, vazhdoni të doni armiqtë tuaj, të bëni mirë dhe të jepni borxh duke mos shpresuar që t’ju kthehet gjë.+ Atëherë shpërblimi juaj do të jetë i madh dhe do të jeni bij të Më të Lartit, sepse ai tregohet zemërmirë edhe me mosmirënjohësit e me të ligjtë.+

  • Veprat 20:35
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 35 Në gjithçka që bëra, ju tregova se, duke punuar fort,+ duhet të ndihmoni të dobëtit dhe të mbani mend fjalët e Zotërisë Jezu: ‘Ka më shumë lumturi të japësh+ se të marrësh.’»

  • Hebrenjve 13:16
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 16 Gjithashtu, mos harroni të bëni mirë dhe të ndani me të tjerët atë që keni,+ sepse Perëndia kënaqet shumë me flijime të tilla.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo