-
1 Pjetrit 2:4-7Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
4 Ndërsa i afroheni atij—një guri të gjallë që njerëzit e hodhën poshtë,+ por që Perëndia e zgjodhi si gur të çmuar+—5 edhe ju, si gurë të gjallë, po ndërtoheni për të qenë një shtëpi e ngritur falë frymës së Perëndisë,+ që të bëheni një priftëri e shenjtë dhe, nëpërmjet Jezu Krishtit, të ofroni flijime+ të pranueshme për Perëndinë+ në harmoni me frymën e tij. 6 Prandaj në Shkrim thuhet: «Unë po vë në Sion një gur të zgjedhur, një gur të çmuar qosheje për themelin. Kush tregon besim tek ai, nuk do të zhgënjehet kurrë.»*+
7 Për ju, pra, ai është i çmuar, sepse jeni besimtarë. Por për ata që nuk besojnë, nuk është kështu, sepse shkrimi thotë se «guri që ndërtuesit hodhën poshtë,+ u bë guri kryesor i qoshes»*+
-