BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Mateu 21:7-9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 7 Sollën gomaricën dhe kërriçin, vunë mbi ta mantelet e tyre, dhe ai u ul mbi to.+ 8 Shumica e turmës shtruan mantelet në rrugë,+ kurse të tjerët degë pemësh. 9 Përveç kësaj, turma që shkonte para dhe pas tij, brohoriste: «Shpëtoje, të lutemi,* Birin e Davidit!+ I bekuar është ai që vjen në emër të Jehovait!*+ Shpëtoje, të lutemi ty atje lart në qiell!»+

  • Mateu 23:39
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 39 Vërtet po ju them: që sot e tutje nuk do të më shihni më kurrë, derisa të thoni: ‘I bekuar është ai që vjen në emër të Jehovait!’»*+

  • Marku 11:7-10
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 7 Atëherë ia çuan kërriçin+ Jezuit, vunë mbi të mantelet e tyre, dhe ai hipi në të.+ 8 Gjithashtu shumë veta shtruan mantelet në rrugë, kurse të tjerë shtruan degët me gjethe që kishin prerë fushave.+ 9 Edhe ata që ecnin përpara, edhe ata që vinin pas, brohoritnin: «Shpëtoje, të lutemi!*+ I bekuar është ai që vjen në emër të Jehovait!*+ 10 E bekuar është Mbretëria që po vjen, e atit tonë David!+ Shpëtoje, të lutemi ty atje lart në qiell!»

  • Luka 19:37, 38
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 37 Me t’iu afruar rrugës që zbriste nga Mali i Ullinjve, gjithë turma me dishepuj nisi të gëzonte e të lëvdonte me zë të lartë Perëndinë për gjithë veprat e fuqishme që kishin parë 38 dhe thoshin: «I bekuar është ai që vjen si Mbret në emër të Jehovait!* Paqe në qiell dhe lavdi atje lart në qiell!»+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo