-
Hebrenjve 12:9-11Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
9 Për më tepër, edhe etërit tanë, gjaku ynë,* na disiplinonin, dhe ne i respektonim. A nuk duhet të jemi edhe më të gatshëm t’i nënshtrohemi Atit që na drejton në jetë me frymën e tij të shenjtë, dhe të jetojmë?+ 10 Ata na disiplinuan për pak kohë, ashtu si u dukej më mirë, kurse ai e bën këtë për dobinë tonë, që të bëhemi të shenjtë si ai.+ 11 Vërtet, për momentin asnjë disiplinë nuk duket se sjell gëzim, përkundrazi sjell dhembje.* Por më pas u jep fryt paqeje dhe drejtësie atyre që stërvit.
-