26 Me besnikun, ti vepron me besnikëri,+
njeriun e pafajshëm, ti nuk e ngarkon me faj,+
27 me zemërpastrin, tregohesh i pastër,+
por me dredharakun, tregohesh mendjemprehtë.+
28 Vërtet, ti e shpëton të përulurin,+
por sytë e tu janë kundër fodullit, ndaj e poshtëron.+
29 Ti je llamba ime, o Jehova!+
Jehovai është ai që hedh dritë mbi errësirën që më rrethon.+
30 Falë ndihmës sate, banda kusarësh mund të sulmoj,
falë fuqisë së Perëndisë, mure mund të kaloj.+
31 E përsosur është udha e Perëndisë së vërtetë,+
e kulluar është fjala e Jehovait.+
Ai është mburoja e të gjithë atyre që gjejnë strehë tek ai.+