-
1 Samuelit 23:26-28Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
26 Kur Sauli mbërriti në njërën anë të malit, Davidi me njerëzit e tij ishte në anën tjetër. Davidi po nxitonte që të largohej+ nga Sauli, por Sauli me njerëzit e vet po i afrohej gjithnjë e më shumë Davidit e njerëzve të tij për t’i kapur.+ 27 Mirëpo, te Sauli erdhi një lajmëtar që i tha: «Hajde shpejt, sepse filistinët kanë sulmuar papritur vendin!» 28 Me të dëgjuar këtë, Sauli nuk e ndoqi më Davidin+ dhe shkoi të luftonte me filistinët. Ja pse ai vend u quajt Shkrepi i Ndarjeve.
-
-
2 Samuelit 17:21, 22Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
21 Pasi shërbëtorët e Absalomit ikën, dy burrat dolën nga pusi dhe shkuan e i raportuan mbretit David. Ata thanë: «Shpejt, kaloni lumin, sepse Ahithofeli ka këshilluar kundër jush . . .»+ 22 Menjëherë Davidi dhe gjithë njerëzit që ishin me të, filluan të kalonin Jordanin. Në agim nuk mbeti as edhe një pa e kaluar Jordanin.
-