-
1 Mbretërve 1:16-21Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
16 Atëherë Betsheba u përkul thellë me fytyrë përtokë para mbretit. Mbreti tha: «Cila është kërkesa jote?» 17 Ajo iu përgjigj: «Zotëria im, ti iu betove shërbëtores sate për Jehovain, Perëndinë tënd: ‘Solomoni, djali yt, do të bëhet mbret pas meje dhe do të ulet në fronin tim.’+ 18 Por ja, mbret është bërë Adonijahu, dhe zotëria im, mbreti, nuk di gjë fare.+ 19 Ai flijoi shumë dema, kafshë të majme e dhen dhe ftoi gjithë djemtë e mbretit, priftin Abiatar dhe Joabin, kreun e ushtrisë,+ kurse shërbëtorin tënd, Solomonin, nuk e ftoi.+ 20 Tani, o zotëria im, o mbret, sytë e gjithë Izraelit janë te ti, për t’i treguar se kush do të ulet në fronin e zotërisë tim, mbretit, pas tij. 21 Përndryshe, sapo zotëria im, mbreti, të prehet me paraardhësit e vet, unë dhe djali im, Solomoni, do të konsiderohemi tradhtarë.»
-