-
Zanafilla 37:9-11Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
9 Pas kësaj ai pa edhe një ëndërr tjetër dhe ua tregoi vëllezërve: «Kam parë edhe një ëndërr tjetër. Kësaj here dielli, hëna dhe 11 yje po përkuleshin para meje.»+ 10 Pastaj, në prani të vëllezërve, ia tregoi edhe të atit, i cili e qortoi e i tha: «Ç’kuptim ka kjo ëndrra jote? Mos vallë unë, nëna jote dhe vëllezërit e tu do të vijmë e do të përkulemi përtokë para teje?!» 11 Vëllezërit e tij u mbushën gjithë xhelozi nga fjalët e tij,+ kurse i ati i nguliti në mendje.
-