BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ligji i përtërirë 30:1-3
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 30 Kur t’ju ndodhin të gjitha këto fjalë, bekimet e mallkimet që ju kam vënë përpara,+ dhe t’i sillni ndër mend*+ kur të jeni në tërë kombet ku do t’ju ketë shpërndarë Jehovai, Perëndia juaj,+ 2 dhe të ktheheni te Jehovai, Perëndia juaj,+ bashkë me bijtë tuaj, e ta dëgjoni zërin e tij me gjithë zemër e me gjithë shpirt,* në gjithçka që po ju urdhëroj sot,+ 3 atëherë Jehovai, Perëndia juaj, do t’i kthejë prapë robërit që u morën nga ju,+ do t’ju tregojë mëshirë+ e do t’ju mbledhë sërish nga të gjithë popujt ku Jehovai, Perëndia juaj, do t’ju ketë shpërndarë.+

  • Psalmi 106:47
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 47 Na shpëto, o Jehova, Perëndia ynë!+

      Na mblidh nga kombet,+ që t’i thurim lavde emrit tënd të shenjtë

      e të të lëvdojmë plot hare!+

  • Isaia 66:20
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 20 Nga tërë kombet do t’i sjellin të gjithë vëllezërit tuaj+ si një dhuratë për Jehovain, mbi kuaj e karroca, në karroca të mbuluara, në mushka e deve të shpejta, te mali im i shenjtë, në Jerusalem,​—thotë Jehovai,—​ashtu si populli i Izraelit sjell dhuratën në një enë të pastër në shtëpinë e Jehovait.

  • Ezekieli 36:24
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 24 Unë do t’ju marr nga kombet, do t’ju mbledh nga të gjitha vendet e do t’ju kthej përsëri në vendin tuaj.+

  • Mikea 2:12
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 12 Do të të mbledh se s’bën të gjithin, o Jakob.

      Do t’i mbledh patjetër së bashku ata që kanë mbetur nga Izraeli.+

      Do t’i mbledh në unitet, si delet në vathë,

      si një tufë në livadhin e vet.+

      Vendi do të gumëzhijë nga njerëzit.”+

  • Zakaria 8:7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 7 «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Ja tek po e shpëtoj popullin tim nga vendet e lindjes dhe të perëndimit.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo