16 Si retë e dendura që mbulojnë vendin, do të sulesh mbi Izraelin, popullin tim. Në ditët e fundit, unë do të të çoj kundër vendit tim,+ me qëllim që kombet të më njohin kur të shenjtërohem para syve të tyre nëpërmjet teje, o Gog.’+
22 Unë do të sjell gjykimin tim mbi të* kur ta godas me murtajë+ e me gjakderdhje; do të derdh mbi të një rrebesh të madh, breshër kokërrmadh,+ zjarr+ e squfur,+ po, mbi të, mbi trupat e tij dhe mbi popujt e shumtë që janë me të.+
8 sepse kështu thotë Jehovai i ushtrive, i cili, pasi fitoi lavdi,* më dërgoi te kombet që ju plaçkitnin:+ ‘Kush ju prek ju, prek bebëzën e syrit tim.+
3 Atë ditë unë do ta bëj Jerusalemin gur të rëndë për të gjithë popujt. Tërë ata që do ta ngrenë, do të dëmtohen keq.+ Kundër tij do të mblidhen të gjitha kombet e tokës.+