19 Dielli s’do të jetë më drita jote gjatë ditës,
as shkëlqimi i hënës s’do të jetë më drita jote gjatë natës,
sepse Jehovai do të bëhet për ty një dritë e përjetshme+
dhe Perëndia yt do të bëhet lavdia jote.+
20 Dielli yt nuk do të perëndojë më,
as hëna jote nuk do të zvogëlohet më,
sepse Jehovai do të bëhet për ty një dritë e përjetshme;+
ditët e zisë do të kenë marrë fund.+