-
Levitiku 26:3-5Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
3 Nëse vazhdoni të ndiqni e të zbatoni ligjet dhe urdhërimet e mia,+ 4 do t’ju jap shira të bollshme në kohën e duhur;+ toka do të japë prodhim+ dhe pemët e fushës do të japin fryte. 5 Koha e shirjes* do të zgjatë deri në kohën e vjeljes së rrushit, dhe vjelja e rrushit do të zgjatë deri në kohën e mbjelljes; do të hani sa të ngopeni e do të banoni të sigurt në vendin tuaj.+
-