-
Ligji i përtërirë 28:63Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
63 Ashtu siç kënaqej dikur Jehovai kur të begatonte e të shumonte, po njësoj Jehovai do të kënaqet kur të të shkatërrojë e të të shfarosë. Kanë për të të shkulur me rrënjë nga vendi që së shpejti do të shtiesh në dorë.
-
-
2 Mbretërve 17:22, 23Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
22 Izraelitët vazhduan të kryenin të gjitha mëkatet që kishte bërë Jeroboami.+ Nuk hoqën dorë prej tyre, 23 derisa Jehovai e flaku larg vetes Izraelin, ashtu si kishte shpallur me anë të gjithë shërbëtorëve të tij, profetëve.+ Kështu Izraelin e nxorën nga vendi i vet dhe e çuan në mërgim në Asiri,+ ku ndodhet deri sot e kësaj dite.
-