BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 2 Kronikave 32:21, 22
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 21 Atëherë Jehovai dërgoi një engjëll dhe zhduku nga faqja e dheut çdo luftëtar të fuqishëm+ e udhëheqës në kampin e mbretit të Asirisë, kështu që ai u kthye i mbuluar me turp në vendin e vet. Më vonë, ai hyri në shtëpinë* e perëndisë së tij dhe atje, disa nga djemtë e vet, e vranë me shpatë.+ 22 Kështu Jehovai e shpëtoi Hezekinë dhe banorët e Jerusalemit nga dora e Senakeribit, mbretit të Asirisë, dhe nga dora e të gjithë të tjerëve, e u dha paqe në çdo anë.

  • Isaia 30:31
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 31 Asirinë do ta pushtojë tmerri nga zëri i Jehovait;+

      ai do ta godasë me shkop.+

  • Isaia 31:8
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    •  8 Asiriani do të vritet me shpatë, por jo nga shpata e një burri,

      do ta përpijë një shpatë, por jo shpata e një njeriu.+

      Ai do t’ia mbathë për shkak të shpatës

      dhe të rinjtë e tij do t’i nënshtrohen punës së detyruar.

  • Isaia 37:36, 37
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 36 Atëherë engjëlli i Jehovait shkoi në kampin e asirianëve dhe vrau 185.000 veta. Në mëngjes herët, ata që u ngritën, panë të gjitha kufomat.+ 37 Prandaj Senakeribi, mbreti i Asirisë, u tërhoq, u kthye në Ninevi+ dhe qëndroi atje.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo