23 Ai do të dërgojë shi për farën që ke mbjellë,+ dhe toka do të japë bukë të bollshme e të shkëlqyer.+ Atë ditë bagëtia jote do të kullotë në livadhe të gjera.+ 24 Gjedhët dhe gomarët që punojnë tokën, do të hanë tagji të përzier me lëpjetë, të pastruar e të hedhur në erë me lopatë e me sfurk.