-
Levitiku 25:39-42Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
39 Nëse ndonjë mes vëllezërve tuaj varfërohet dhe i duhet ta shesë veten si shërbëtor,+ mos e vini të punojë si skllav.+ 40 Duhet ta trajtoni si të punësuar,+ si të shpërngulur, dhe ai duhet t’ju shërbejë deri në vitin e Jubileut. 41 Pastaj do të largohet nga ju bashkë me fëmijët* dhe do të kthehet te familja e vet. Ai duhet të kthehet te prona e paraardhësve të tij,+ 42 sepse ata janë skllevërit e mi që nxora nga Egjipti+ dhe s’duhen shitur siç shiten skllevërit.
-