BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ligji i përtërirë 28:15
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 15 Por nëse nuk e dëgjon zërin e Jehovait, Perëndisë tënd, dhe nuk i zbaton me kujdes të gjitha urdhërimet dhe ligjet e tij që po të jap sot, do të të zënë të gjitha këto mallkime:+

  • Ligji i përtërirë 29:26, 27
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 26 dhe shkuan e u shërbyen perëndive të tjera e u përkulën para tyre, po, para perëndive që nuk i njihnin e që Ai i kishte ndaluar t’i adhuronin.*+ 27 Kështu Jehovait iu ndez zemërimi kundër vendit dhe mbi të solli tërë mallkimet e shkruara në këtë libër.+

  • Josiu 23:15, 16
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 15 Por, siç u plotësuan gjithë gjërat e mira që ju premtoi Jehovai, Perëndia juaj,+ po ashtu Jehovai do të sjellë mbi ju tërë të këqijat që ka thënë,* dhe do t’ju shfarosë nga ky vend i mirë që Jehovai, Perëndia juaj, ju ka dhënë.+ 16 Nëse shkelni besëlidhjen që Jehovai, Perëndia juaj, ju urdhëroi të respektonit, nëse shkoni e u shërbeni perëndive të tjera dhe përkuleni para tyre, atëherë Jehovait do t’i ndizet zemërimi kundër jush+ e do të zhdukeni menjëherë nga ky vend i mirë që ju ka dhënë.»+

  • 2 Mbretërve 23:27
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 27 Jehovai tha: «Unë do ta flak larg vetes edhe Judën,+ ashtu si kam flakur Izraelin,+ dhe kam për ta hedhur poshtë këtë qytet që kam zgjedhur, Jerusalemin, bashkë me shtëpinë për të cilën kam thënë: ‘Emri im do të mbetet atje.’»+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo