BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Jeremia 14:13
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 13 Me të dëgjuar këtë, unë thashë: «Oh, Zotëri Sovran Jehova! Ja, profetët u thonë atyre: ‘Nuk do ta shihni shpatën e nuk do të ketë asnjë zi buke; Perëndia do t’ju japë paqe të vërtetë në këtë vend.’»+

  • Jeremia 23:16, 17
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 16 Kështu thotë Jehovai i ushtrive:

      «Mos i dëgjoni fjalët e profetëve që po ju profetizojnë.+

      Ata ju mashtrojnë;*

      fjalët e tyre janë vegim* i zemrës së tyre+

      dhe nuk vijnë nga goja e Jehovait.+

      17 Atyre që nuk më respektojnë, u thonë vazhdimisht:

      “Jehovai tha: ‘Do të keni paqe.’”+

      E kujtdo që ndjek zemrën e vet të pabindur, i thonë:

      ‘Asnjë e keqe nuk do të të bjerë.’+

  • Jeremia 27:14
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 14 Mos i dëgjoni fjalët e profetëve që ju thonë: ‘Ju nuk do t’i shërbeni aspak mbretit të Babilonisë’,+ sepse po profetizojnë gënjeshtra.+

  • Jeremia 28:1, 2
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 28 Atë vit, pra, në fillim të mbretërimit të Zedekisë,+ mbretit të Judës, në muajin e pestë të vitit të katërt, profeti Hananiah, biri i Azurit nga Gibeoni,+ i tha Jeremisë në shtëpinë e Jehovait, para priftërinjve dhe gjithë popullit: 2 «Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Unë do ta thyej zgjedhën e mbretit të Babilonisë.+

  • Vajtimet 2:14
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 14 Vegimet që panë profetët e tu ishin të rreme e të kota;+

      ata nuk i nxorën sheshit fajet e tua, që ti të mos bije në robëri,+

      përkundrazi, shihnin për ty vegime të rreme e mashtruese.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo