BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 2 Mbretërve 25:8-10
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 8 Ditën e 7-të të muajit të 5-të, domethënë në vitin e 19-të të mbretërimit të Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, në Jerusalem erdhi+ Nebuzaradani,+ kreu i rojës, shërbëtori i mbretit të Babilonisë. 9 Ai dogji shtëpinë e Jehovait,+ shtëpinë e mbretit*+ dhe tërë shtëpitë e Jerusalemit.+ Gjithashtu u vuri zjarrin shtëpive të të gjithë njerëzve të rëndësishëm.+ 10 Mbarë ushtria kaldease që ishte me kreun e rojës rrëzoi gjithë muret rreth e qark Jerusalemit.+

  • 2 Kronikave 34:24, 25
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 24 ‘Kështu thotë Jehovai: “Ja, unë po sjell shkatërrimin mbi këtë vend dhe mbi banorët e tij,+ të gjitha mallkimet që janë shkruar në librin+ që u lexua para mbretit të Judës. 25 Ngaqë më kanë braktisur+ dhe po u paraqitin tym blatimesh perëndive të tjera, për të më fyer+ me gjithë veprat e duarve të tyre, tërbimi im do të derdhet mbi këtë vend dhe s’do të shuhet.”’+

  • 2 Kronikave 36:16, 17
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 16 Por ata talleshin gjithnjë me lajmëtarët e Perëndisë së vërtetë,+ i përbuznin fjalët e tij+ dhe i vinin në lojë profetët,+ deri kur tërbimi i Jehovait u derdh kundër popullit të vet,+ aq sa nuk kishte shërim.

      17 Kështu ai solli kundër tyre mbretin kaldeas,+ i cili ua vrau me shpatë+ të rinjtë në shenjtërore+ dhe nuk iu dhimbs as i riu, as virgjëresha, as i moshuari, as i dobëti.+ Çdo gjë Ai e dha në duart e tij.+

  • Vajtimet 2:4
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    •  4 Si armik e tendosi harkun dhe si kundërshtar mori shenjë me të djathtën.+

      Pa u ndalur, vrau gjithë njerëzit që në sytë tanë janë të shtrenjtë,+

      dhe si zjarr e derdhi tërbimin e tij+ mbi tendën e bijës së Sionit.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo