BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ligji i përtërirë 28:52
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 52 Ata do të të rrethojnë, do të të mbyllin brenda tërë qyteteve* të tua në mbarë vendin derisa muret e larta e të fortifikuara, te të cilat ke besim, të shemben. Po, me siguri do të të rrethojnë në tërë qytetet e tua në mbarë vendin që të ka dhënë Jehovai, Perëndia yt.+

  • 2 Mbretërve 25:1, 2
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 25 Në vitin e 9-të të mbretërimit të Zedekisë, muajin e 10-të, ditën e 10-të të muajit, Nabukodonosori,+ mbreti i Babilonisë, erdhi kundër Jerusalemit+ bashkë me gjithë ushtrinë e vet. Ai e ngriti kampin për të luftuar kundër qytetit dhe ndërtoi një mur rrethues përqark tij.+ 2 Qyteti mbeti i rrethuar deri në vitin e 11-të të mbretërimit të Zedekisë.

  • Isaia 29:3
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    •  3 Unë do të fushoj kundër teje në të gjitha anët,

      do të të rrethoj me hunj

      dhe do të ngre kundër teje rrethimin.+

  • Jeremia 39:1
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 39 Muajin e 10-të të vitit të 9-të të mbretërimit të Zedekisë, mbretit të Judës, Nabukodonosori,* mbreti i Babilonisë, bashkë me gjithë ushtrinë e tij, erdhën në Jerusalem dhe e rrethuan.+

  • Ezekieli 4:1, 2
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 4 Ti, o bir njeriu, merr një tullë, vëre përpara dhe gdhend në të një qytet, pra, Jerusalemin. 2 Pastaj rrethoje:+ ndërto një mur+ dhe një ledh rrethues,+ ngri kampe kundër tij dhe vëri disa desh* rreth e qark.+

  • Ezekieli 21:21, 22
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 21 sepse mbreti i Babilonisë ndalet që të hedhë fall aty ku degëzohen rrugët, në krye të tyre. Ai përzien shigjetat, konsultohet me idhujt e tij* dhe shqyrton mëlçinë.* 22 Falli në dorën e tij të djathtë i tregon drejtimin për në Jerusalem. Ai duhet të vërë desh* kundër qytetit, të urdhërojë një masakër, të japë alarmin për luftë, të vërë desh kundër portave dhe të ngrejë një ledh e një mur rrethues.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo