-
Ligji i përtërirë 28:53-57Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
53 Atëherë, nga rrethimi i tmerrshëm dhe gjendja e mjerueshme që do të të shkaktojë armiku, do të detyrohesh të hash fëmijët e tu,* mishin e djemve e të vajzave+ që të ka dhënë Jehovai, Perëndia yt.
54 Edhe burri më i butë e më sqimatar mes teje, nuk do të ketë mëshirë për të vëllanë, bashkëshorten e shtrenjtë dhe fëmijët që do t’i mbesin gjallë, 55 dhe nuk do t’i japë asnjërit prej tyre nga mishi i fëmijëve që do të hajë, sepse nuk do t’i ketë mbetur asgjë për shkak të rrethimit të tmerrshëm dhe gjendjes së mjerueshme që do t’u shkaktojë armiku qyteteve të tua.+ 56 Edhe gruaja më e butë e më sqimatare mes teje, aq sqimatare saqë as i shkon ndër mend të vërë tabanin e këmbës përdhe,+ nuk do të ketë mëshirë për bashkëshortin e shtrenjtë, për bijtë e bijat, 57 madje edhe për mbeturinat e paslindjes që i dalin mes këmbëve dhe për fëmijët që lind, pasi do t’i hajë fshehurazi për shkak të rrethimit të tmerrshëm dhe gjendjes së mjerueshme që do t’u shkaktojë armiku qyteteve të tua.
-
-
2 Mbretërve 25:3-7Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
3 Ditën e 9-të të muajit të 4-t, zia e bukës në qytet u rëndua+ aq sa nuk pati fare ushqim për popullin e vendit.+ 4 Më në fund muri i qytetit u ça+ dhe të gjithë ushtarët ia mbathën natën. Kaluan nga porta që gjendej në murin e dyfishtë pranë kopshtit të mbretit, ndërkohë që kaldeasit kishin rrethuar qytetin. Atëherë mbreti iku në drejtim të Arabahut.+ 5 Por ushtria kaldease u vu në ndjekje të mbretit dhe e zuri në rrafshinat e shkreta të Jerikosë. Të gjitha forcat e tij ushtarake ishin shpërndarë. 6 Pastaj kaldeasit e kapën+ dhe e çuan te mbreti i Babilonisë në Riblah, ku e dënuan. 7 Zedekisë ia therën djemtë para syve; kurse atë vetë, Nabukodonosori e verboi, e lidhi me vargonj prej bakri dhe e çoi në Babiloni.+
-
-
Isaia 3:1Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
3 Ja, Zotëria i vërtetë, Jehovai i ushtrive,
po i heq Jerusalemit dhe Judës çdo mbështetje e përkrahje:
-