-
2 Mbretërve 25:8-10Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
8 Ditën e 7-të të muajit të 5-të, domethënë në vitin e 19-të të mbretërimit të Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, në Jerusalem erdhi+ Nebuzaradani,+ kreu i rojës, shërbëtori i mbretit të Babilonisë. 9 Ai dogji shtëpinë e Jehovait,+ shtëpinë e mbretit*+ dhe tërë shtëpitë e Jerusalemit.+ Gjithashtu u vuri zjarrin shtëpive të të gjithë njerëzve të rëndësishëm.+ 10 Mbarë ushtria kaldease që ishte me kreun e rojës rrëzoi gjithë muret rreth e qark Jerusalemit.+
-