BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 1 Mbretërve 9:8
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 8 Kjo shtëpi do të kthehet në grumbuj gërmadhash.+ Kushdo që do t’i kalojë pranë, do t’ia ngulë sytë i shtangur, do të fishkëllejë nga habia dhe do të thotë: ‘Pse e ka katandisur kështu Jehovai këtë vend dhe këtë shtëpi?!’+

  • 2 Kronikave 36:17
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 17 Kështu ai solli kundër tyre mbretin kaldeas,+ i cili ua vrau me shpatë+ të rinjtë në shenjtërore+ dhe nuk iu dhimbs as i riu, as virgjëresha, as i moshuari, as i dobëti.+ Çdo gjë Ai e dha në duart e tij.+

  • 2 Kronikave 36:19
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 19 Ai dogji shtëpinë e Perëndisë së vërtetë,+ rrëzoi murin e Jerusalemit,+ dogji tërë kullat e tij të fortifikuara dhe shkatërroi gjithçka me vlerë.+

  • Psalmi 74:8
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    •  8 Ata dhe pasardhësit e tyre kanë thënë me vete:*

      «T’u vihet flaka tërë vendeve ku adhurohet Perëndia!»*

  • Psalmi 79:1
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 79 O Perëndi, kombet kanë shtënë në dorë trashëgiminë tënde;+

      tempullin tënd të shenjtë e kanë përdhosur,+

      Jerusalemin në një grumbull rrënojash e kanë katandisur.+

  • Jeremia 26:18
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 18 «Mikea+ nga Moresheti profetizoi në ditët e Hezekisë,+ mbretit të Judës, dhe i tha gjithë popullit të Judës: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive:

      ‘Sioni do të kthehet përmbys siç plugohet një arë,

      Jerusalemi do të bëhet një grumbull gërmadhash,+

      dhe mali i Shtëpisë së Perëndisë* do të bëhet si vende të larta në pyje.’”*+

  • Vajtimet 2:7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    •  7 Jehovai e ka hedhur poshtë altarin e tij,

      i ka vënë shkelmin shenjtërores së vet.+

      Muret e kullave të fortifikuara të Sionit i ka lënë në duart e armiqve,+

      dhe ata brohoritën në shtëpinë e Jehovait+ si të ishte ditë feste.

  • Ezekieli 24:21
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 21 “Thuaji shtëpisë së Izraelit: ‘Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Ja, pas pak do ta përdhos shenjtëroren time,+ burimin e krenarisë suaj të madhe, të shtrenjtën tuaj, atë që ua do zemra,* dhe bijtë e bijat që latë pas, do të bien të vdekur nga shpata.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo