BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 1 Mbretërve 9:8
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 8 Kjo shtëpi do të kthehet në grumbuj gërmadhash.+ Kushdo që do t’i kalojë pranë, do t’ia ngulë sytë i shtangur, do të fishkëllejë nga habia dhe do të thotë: ‘Pse e ka katandisur kështu Jehovai këtë vend dhe këtë shtëpi?!’+

  • 2 Kronikave 29:8
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 8 Prandaj Jehovai derdhi indinjatën e tij mbi Judën dhe Jerusalemin,+ kështu ato u bënë objekt llahtarie, habie dhe talljesh,* siç po e shihni me sytë tuaj.+

  • Jeremia 25:9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 9 unë po thërras tërë fiset e veriut,+​—thotë Jehovai,—​dhe Nabukodonosorin,* mbretin e Babilonisë, shërbëtorin tim,+ e do t’i sjell kundër këtij vendi,+ kundër banorëve të tij e kundër tërë kombeve rreth e qark.+ Ju dhe këto kombe do t’ju caktoj për shfarosje* e do t’ju bëj objekt llahtarie e talljesh,* një vend të shkretë përgjithnjë.

  • Vajtimet 2:15
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 15 Për ty tërë kalimtarët duartrokasin me përçmim,+

      tallen*+ e, duke tundur kokën për bijën e Jerusalemit, thonë:

      «Ky qenka qyteti për të cilin thuhej,

      ‘përsosmëria e bukurisë, gëzimi i mbarë tokës’?!»+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo