-
Jeremia 23:5, 6Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
5 Ja, po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—kur do t’i nxjerr Davidit një filiz*+ të drejtë. Një mbret do të mbretërojë+ dhe do të veprojë me gjykim të thellë, do të gjykojë me drejtësi e do të bëjë atë që është e drejtë në vend.+ 6 Në ditët e tij, Juda do të shpëtojë+ dhe Izraeli do të banojë i sigurt.+ Atë do ta thërrasin me këtë emër: ‘Jehovai është drejtësia jonë.’+
-
-
Ezekieli 28:25, 26Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
25 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Kur të mbledh përsëri shtëpinë e Izraelit nga popujt ku ishte shpërndarë,+ unë do të shenjtërohem mes tyre në sytë e kombeve,+ dhe ata do të banojnë në vendin+ që i dhashë shërbëtorit tim, Jakobit.+ 26 Do të banojnë atje të sigurt,+ do të ndërtojnë shtëpi e do të mbjellin vreshta.+ Ata do të banojnë të sigurt kur unë të ekzekutoj gjykimin tim kundër të gjithë popujve përreth që i trajtojnë me përçmim.+ Atëherë kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai, Perëndia i tyre.’”»
-