3 Unë thashë: «Dëgjoni, ju lutem, o krerë të Jakobit
dhe ju, o komandantë të shtëpisë së Izraelit!+
A nuk duhej ta dinit ju se çfarë është e drejtë?!
2 Por ju e urreni të mirën+ dhe doni të keqen,+
u rripni lëkurën njerëzve dhe ua shqisni mishin prej kockave.+
3 Gjithashtu, ju hani mishin e popullit tim+
dhe u rripni lëkurën,
u thërrmoni kockat dhe i copëtoni+
si copat që gatuhen në kazan, si mishi në tenxhere.