BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ligji i përtërirë 28:49-51
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 49 Jehovai do të ngrejë kundër teje një komb të largët,+ nga skaji tjetër i tokës, që do të të vërsulet porsi shqiponjë,+ një komb të cilit nuk do t’ia kuptosh gjuhën,+ 50 një komb të egër që nuk do të dojë t’ia dijë as për të moshuarin, as për të riun.+ 51 Ata do të hanë pjellat e bagëtisë sate dhe frytin e tokës sate derisa të shfarosesh. Nuk do të të lënë as drithë, as verë të re, as vaj, as pjellat e bagëtisë sate të trashë e të imët derisa të të shkatërrojnë.+

  • Jeremia 5:15-17
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 15 Ja, kundër teje, o shtëpi e Izraelit, do të sjell një komb të largët,+​—thotë Jehovai.

      Ai është një komb i vjetër,

      një komb i lashtë,

      gjuhën e të cilit nuk e njihni

      dhe nuk mund ta kuptoni kur flet.+

      16 Kukura* e tyre është si një varr i hapur.

      Që të gjithë janë luftëtarë.

      17 Ata do të përpijnë të korrat dhe bukën tënde;+

      do të përpijnë bijtë dhe bijat e tua;

      do të përpijnë bagëtitë e tua të imëta e të trasha;

      do të përpijnë hardhitë dhe fiqtë e tu;

      do të rrënojnë me shpatë qytetet e tua të fortifikuara, te të cilat ke besim.

  • Jeremia 6:22, 23
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 22 Kështu thotë Jehovai:

      «Ja, një popull po vjen nga vendi i veriut

      dhe një komb i madh do të zgjohet nga viset më të largëta të tokës.+

      23 Ata do të rrokin harkun dhe shtizën.

      Janë mizorë dhe nuk kanë aspak mëshirë.

      Zëri i tyre do të gjëmojë si deti,

      dhe ata do të kalërojnë kuajt.+

      Rreshtohen për betejë si një luftëtar kundër teje, o bijë e Sionit.»

  • Ezekieli 23:22, 23
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 22 Prandaj kështu të thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do t’i nxis kundër teje dashnorët e tu,+ nga të cilët u largove e neveritur, dhe do t’i sjell kundër teje nga çdo anë+ 23 bijtë e Babilonisë+ dhe gjithë kaldeasit,+ burrat e Pekodit,+ të Shoas dhe të Koas, bashkë me tërë bijtë e Asirisë. Të gjithë ata janë djem tërheqës, guvernatorë e mëkëmbës, luftëtarë e burra të zgjedhur me merak,* të gjithë kalorës të hipur në kuaj.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo