BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Isaia 11:11, 12
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 11 Atë ditë Jehovai do ta zgjatë përsëri dorën e tij, për herë të dytë, që ta marrë mbetjen e popullit të tij nga Asiria,+ nga Egjipti,+ nga Patrosi,+ nga Kushi,+ nga Elami,+ nga Shinari,* nga Hamathi dhe nga ishujt e detit.+ 12 Ai do të ngrejë një sinjal për kombet dhe do të mbledhë të shpërndarët e Izraelit,+ si edhe do t’i mbledhë të shpërndarët e Judës nga të katër skajet e tokës.+

  • Isaia 27:12
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 12 Atë ditë, Jehovai do ta shkundë frytin, që nga rrjedha e Lumit* deri te vadi* i Egjiptit,+ e do t’ju mbledhë njërin pas tjetrit, o popull i Izraelit.+

  • Ezekieli 28:25
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 25 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Kur të mbledh përsëri shtëpinë e Izraelit nga popujt ku ishte shpërndarë,+ unë do të shenjtërohem mes tyre në sytë e kombeve,+ dhe ata do të banojnë në vendin+ që i dhashë shërbëtorit tim, Jakobit.+

  • Ezekieli 34:15, 16
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 15 Unë vetë do t’i kullot delet e mia+ dhe do t’i lë të prehen,+​—thotë Zotëria Sovran Jehova.—​16 Do ta kërkoj të humburën,+ do ta kthej atë që është endur larg kopesë, do ta fashoj të vrarën e do t’i jap forcë të dobëtës. Kurse të majmen dhe të fortën do t’i shfaros; do t’u jap gjykimet dhe ndëshkimet e mia si ushqim.’

  • Amosi 9:14
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 14 Unë do t’i kthej robërit e popullit tim, Izraelit,+

      të cilët do të rindërtojnë qytetet e shkretuara e do të banojnë në to.+

      Do të mbjellin vreshta e do të pinë verën e tyre+

      dhe do të punojnë kopshtet e do të hanë frytet e tyre.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo