-
Isaia 2:4Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
Kombet nuk do ta ngrenë shpatën kundër njëri-tjetrit,
as do të mësojnë më të luftojnë.+
-
-
Isaia 60:17, 18Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
17 Në vend të bakrit do të sjell ar,
në vend të hekurit do të sjell argjend,
në vend të drurit, bakër
dhe në vend të gurëve, hekur.
Paqen do ta caktoj si mbikëqyrësin tënd
dhe drejtësinë si përgjegjësin tënd.+
18 Në vendin tënd nuk do të dëgjohet më për dhunë,
e as për shkatërrim e rrënim, brenda kufijve të tu.+
Do t’i quash muret e tua Shpëtim+ dhe portat e tua Lëvdim.
-