-
Luka 6:47-49Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
47 Ja si është ai që vjen tek unë dhe i dëgjon e i zbaton fjalët e mia:+ 48 është si një njeri që, kur ndërtoi një shtëpi, gërmoi thellë dhe e hodhi themelin në shkëmb. Prandaj, kur erdhi përmbytja, lumi u përplas pas shtëpisë, por nuk pati aq forcë sa ta lëvizte vendit, sepse ishte ndërtuar mirë.+ 49 Kurse ai që i dëgjon dhe nuk i zbaton,+ është si një njeri që ndërtoi një shtëpi në tokë, por nuk i hodhi themele. Lumi u përplas pas saj, dhe ajo u shemb menjëherë e u rrënua e tëra.»
-