-
Marku 3:22-27Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
22 Edhe skribët që erdhën nga Jerusalemi, thoshin: «Ai ka Belzebubin* dhe i dëbon demonët me anë të sundimtarit të demonëve.»+ 23 Por ai u tha të afroheshin dhe u foli me ilustrime: «Si mund ta dëbojë Satanai Satanain? 24 Nëse një mbretëri përçahet, nuk qëndron dot.+ 25 Edhe një shtëpi nuk do të jetë në gjendje të qëndrojë nëse përçahet. 26 Po ashtu, nëse Satanai është ngritur kundër vetes dhe është përçarë, nuk qëndron dot, por po i vjen fundi. 27 Në të vërtetë, askush që futet në shtëpinë e një burri të fortë, nuk mund ta grabitë nëse nuk e lidh më parë. Vetëm atëherë mund t’ia plaçkitë shtëpinë.
-
-
Luka 11:15-23Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
15 Por disa thanë: «Ai i dëbon demonët me anë të Belzebubit,* sundimtarit të demonëve.»+ 16 Kurse disa të tjerë donin ta vinin në provë, prandaj nisën t’i kërkonin një shenjë+ nga qielli. 17 Duke e ditur si mendonin,+ ai u tha: «Çdo mbretëri e përçarë, përfundon në shkretim dhe një shtëpi e përçarë, bie. 18 Po ashtu, nëse Satanai është i përçarë, si do të qëndrojë mbretëria e tij? Se ju thoni që unë i dëboj demonët me anë të Belzebubit. 19 Nëse unë i dëboj demonët me anë të Belzebubit, me anë të kujt i dëbojnë bijtë* tuaj? Ja pse bijtë tuaj do të jenë gjykatësit tuaj. 20 Por, nëse unë i dëboj demonët me anë të gishtit të Perëndisë,+ atëherë Mbretëria e Perëndisë ju ka gjetur vërtet në befasi.+ 21 Kur një burrë i fortë dhe i armatosur mirë e ruan shtëpinë e vet, zotërimet e tij janë të sigurta. 22 Por, kur një tjetër më i fortë e sulmon dhe e mund, ai njeri ia merr të gjitha armët te të cilat kishte besim dhe i ndan me të tjerët gjërat që i grabiti. 23 Kush nuk është me mua, është kundër meje, dhe kush nuk mbledh me mua, shpërndan.+
-