BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Marku 12:18-23
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 18 Pastaj vajtën saducenjtë, të cilët thonë se nuk ka ringjallje,+ dhe e pyetën:+ 19 «Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse dikush vdes dhe lë pas gruan, por nuk lë fëmijë, gruan duhet ta marrë i vëllai që t’i lërë atij pasardhës.+ 20 Ishin shtatë vëllezër. I pari u martua, por vdiq pa lënë pasardhës. 21 Prandaj gruan e tij e mori i dyti, por edhe ai vdiq pa lënë pasardhës, e njësoj edhe i treti. 22 Të shtatë nuk lanë asnjë pasardhës. E fundit fare vdiq gruaja. 23 Në ringjallje, cili do ta marrë? Meqë të shtatë e patën për grua.»

  • Luka 20:27-33
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 27 Megjithatë vajtën edhe disa saducenj, të cilët thonë se nuk ka ringjallje,+ dhe e pyetën:+ 28 «Mësues, Moisiu na la të shkruar: ‘Nëse dikush vdes dhe lë pas gruan, por nuk lë fëmijë, gruan duhet ta marrë i vëllai që t’i lërë atij pasardhës.’+ 29 Tani ishin shtatë vëllezër. I pari u martua dhe vdiq pa lënë fëmijë. 30 Prandaj me gruan e tij u martua i dyti, 31 dhe pastaj edhe i treti. Kështu bënë që të shtatë, megjithatë nuk lanë pas fëmijë, por vdiqën njëri pas tjetrit. 32 Në fund vdiq edhe gruaja. 33 Atëherë, në ringjallje, cili do ta marrë? Meqë të shtatë e patën për grua.»

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo