-
Mateu 6:1, 2Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
6 Kini kujdes që të mos bëni vepra të drejta vetëm për të rënë në sy të njerëzve,+ përndryshe nuk do të merrni asnjë shpërblim nga Ati juaj që është në qiej. 2 Prandaj, kur t’u japësh dhurata të varfërve,* mos i bjer trumbetës si bëjnë hipokritët në sinagoga dhe në rrugë, që të marrin lavdi nga njerëzit. Vërtet po ju them: ata e kanë marrë tashmë të plotë shpërblimin e tyre.
-