-
Marku 14:29-31Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
29 Mirëpo Pjetri iu përgjigj: «Edhe sikur të gjithëve t’u lëkundet besimi për shkakun tënd, mua kurrë nuk do të më lëkundet besimi!»+ 30 Jezui ia ktheu: «Vërtet po të them: sot, po, pikërisht këtë natë, para se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë.»+ 31 Por ai këmbëngulte: «Edhe sikur të më duhej të vdisja bashkë me ty, kurrsesi nuk do të të mohoja!» Të njëjtën gjë filluan të thoshin edhe gjithë dishepujt e tjerë.+
-