-
Marku 15:29-32Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
29 Ata që kalonin andej, e shanin, tundnin kokën+ dhe thoshin: «Hë pra, ti që do ta rrëzoje tempullin dhe do ta ndërtoje për tri ditë!+ 30 Shpëto veten tani dhe zbrit nga shtylla e torturës!»* 31 Po ashtu edhe krerët e priftërinjve me skribët e tallnin dhe i thoshin njëri-tjetrit: «Të tjerët i shpëtoi, por veten nuk e shpëton dot!+ 32 Të zbresë tani nga shtylla e torturës* Krishti, Mbreti i Izraelit, që të shohim e të besojmë.»+ Madje, edhe ata që ishin vënë në shtyllë përkrah tij, nisën ta poshtëronin.+
-