-
Luka 8:35-37Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
35 Kështu njerëzit dolën të shihnin ç’kishte ndodhur. Erdhën te Jezui dhe panë që njeriu nga i cili dolën demonët, ishte ulur te këmbët e Jezuit, i veshur e me mendje në rregull, dhe i zuri frika. 36 Ata që e kishin parë ngjarjen, u treguan si ishte shëruar i pushtuari nga demonët. 37 Atëherë shumë veta nga rajoni i gerazenëve i kërkuan Jezuit të largohej, sepse i kishte mbërthyer një frikë e madhe. Prandaj ai hipi në varkë dhe u largua.
-