-
Gjoni 6:10-13Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
10 Jezui tha: «Thuajuni njerëzve të ulen.» Meqë vendi ishte plot bar, njerëzit u ulën përtokë. Mes tyre ishin rreth 5.000 burra.+ 11 Jezui i mori bukët dhe, pasi falënderoi Perëndinë, ua shpërndau njerëzve që ishin ulur atje; ai bëri po njësoj edhe me peshqit e vegjël, dhe njerëzit hëngrën aq sa u ngopën. 12 Kur mbaruan së ngrëni, ai u tha dishepujve: «Mblidhni copat që tepruan, që asgjë të mos shkojë dëm.» 13 Kështu, pasi kishin ngrënë të gjithë, dishepujt i mblodhën copat e pesë bukëve të elbit që u tepruan dhe mbushën 12 shporta.
-