49 Nëpunësi i mbretit i tha: «Zotëri, hajde shpejt para se të më vdesë djali.» 50 Jezui i tha: «Shko në shtëpi, yt bir jeton.»+ Ai i besoi fjalës së Jezuit dhe u nis. 51 Por, ndërsa ishte ende rrugës, i dolën para skllevërit e vet për t’i thënë se i biri ishte gjallë.